Trajtimi i mbetjeve

Asgjësimi

Fabrika industriale, mjekësore, teknologjike apo kompani të ndryshme me procese prodhimi dhe shërbimi, shumë shpesh përfundojnë duke prodhuar produkte me defekt, jashtë standardeve apo jashtë serie të cilat duhet të asgjësohen me siguri të lartë. Këto kompani duke mos patur hapsira të mjaftueshme për të depozituar të tilla mbetje, u nevojitet një zgjidhje për trajtimin e tyre.

Që prej vitit 2017 Impianti i Trajtimit të Mbetjeve dhe Prodhimit të Energjisë – Qarku Elbasan përmes proceseve që ky impiant operon, ka mbështetur shumë kompani vendase dhe të huaja që operojnë në Shqipëri, në asgjesimin e mbetjeve masive, sensitive dhe kofidenciale që gjenerohen nga veprimtaria e biznesit të tyre. Ne e dimë se sa i rëndësishëm është shkatërrimi i tyre i plotë për tu siguruar që asnjë pjesë materiale e tyre të përfundojë në duartë e njerëzve për tu ripërdorur apo keqpërdorur.


Apliko tani



Për të depozituar dhe asgjësuar mbetje pranë impiantit tonë mund të na kontaktoni duke plotësuar formularin e aplikimit. Konsideroni me kujdes fushat e kërkuara dhe plotësoni ato me saktësi. Ju ose kompania juaj do të kontaktoheni bazuar në të dhënat që do të paraqisni, për të marrë udhëzime rreth proçedurave të mëtejshme.