
Selektimi
I gjthë procesi i pranimit të mbetjeve në Impiantin e Trajtimit të mbetjeve Elbasan, nis që në portën hyrëse. Cdo mjet i operatorëve të pastrimit, përpara se të hyjë në objekt, rregjistrohet dhe plotëson/dorëzon çdo dokumentacion të nevojshëm sipas rregullores. Pas kësaj procedure të gjitha mjetet kalojnë në peshore më anë të së cilës nxirret pasha e saktë e mbetjeve që vijnë në Impiant.
Mbetjet vijnë në impiant dhe shkarkohen në kapanon, në zonën e grumbullimit të mbetjeve. Ështe e ndaluar që në kapanon të shkarkohen mbetje me përmbajtje të rrezikshme, mbetje spitalore, helme , acide etj. Nga kjo pikë me anë të mjetit të posatshëm, kalojnë ne transportierët e selektimit.
Një proces selektimi i saktë dhe efektiv është një proces që kryhet me kujdes te madh. Përpara se automjeti të shkarkojë materialin që sjell, një operator duhet të vlerësojë përshtatshmërinë e tij.
Përse selektim?
- Të heqim materialet e rekuperueshme/riciklueshme.
- Të sigurohemi qe projekti respekton hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve dhe ndihmon në realizimin e saj.
- Të sigurojë nje djegie më të mirë të materialit në dhomën e djegies.
Mjetet mbrojtëse
- Kostum Antibakterial per gjithe trupin
- Doreza Pune për mbrojtjen e duarëve
- Maska për mbrojtjen e frymemarrjes
- Kepucë për mbrojtjen e këmbëve.

Sistemi i selektimit
Sistemi i selektimit është i përbërë nga një transportier ngarkimi, dhe një transportier ku bëhet ndarja e materialit. Në këtë transportier janë vendosur 8 hinka për shkarkimin e materialeve, 4 në cdo anë. Në secilen hinkë janë të vendosur punonjësit që bejnë ndarjen e materialit sipas llojit, të pajisur me gjithë mjetet e nevojshme te sigurisë.
Pas selektimit manual, në fund të transportierit të selektimit, është vendosur një transportier me magnet, që bën të mundur kapjen e materialeve metalike. I gjithë materali pas procesit të selektimit depozitohet në një strukture betoni te quajtur gropa e mbetjeve urbane. Kjo strukturë eshte e pajisur dhe me nje Vinc që ka funksione si:- Përzierja e mbetjeve dhe krijimi i një mase homogjene për djegie.
- Ripozicionimi i mbetjeve në gropë dhe ngarkimi i tyre në hinken hyrëse të mbetjeve në dhomën e djegies.