Teknologjia

Monitorimi i Tymrave

Impianti i trajtimit të mbetjeve, Elbasan është i pajisur me sistem të monitorimit të emetimeve pa ndërprerje në përputhje me direktivën 2000/76/EC të Bashkimit Europian. Në pjesën e sipërme të oxhakut janë të instaluar sonda të cilat marrin vazhdimisht kampionet e gazeve të djegies duke ia përcjellur panelit i cili analizon në kohë reale parametrat e substancave ndotëse të gazeve të djegies përpara shkarkimit në atmosferë.

Paneli SIEMENS realizon analizën e gazeve të djegies në kohë reale duke përcaktuar vlerat si të elementëve ndotës po ashtu dhe të disa elementëve që kanë ndikim në procesin e djegies si: CO, NOX, SO2, O2, HCl, H2O si dhe grimcat e ngurta.

Paneli i analizës së gazeve të djegies përcjell vazhdimisht vlerat e sasive të elmenteve ndotëse tek PC e operatorit. Në këtë mënyrë vlerat e elementeve ndotëse që shkarkohen në atmosferë janë të monitoruara vazhdimisht në kohë reale.

SISTEMI I FILTRIMIT

1

Cikloni

Cikloni është pjesa e parë e sistemit të filtrimit, ku nëpërmjet shfrytëzimit të forcës centrifugale realizohet kapja e grimcave të mëdha si dhe shuarja e shkëndijave të pranishme në gazet e djegies.
2

Reaktori

Reaktori mekanik që përdoret në sistemin e filtrimit të gazeve ka një stukturë të thjeshtë dhe shërben për injektimin e karbonit dhe gëlqeres në gazet e djegies. Karboni përdoret për parandalimin e clirimit të substancave të dëmshme si dioksinat/furanet dhe mërkurit në atmosferë. Injektimi i gëlqeres brenda reaktorit realizohet në mënyrë që të parandalojë shkarkimin e substancave acide si HCl, HF dhe kryesishte të dioksidit të sulfurit (SO2).
3

Filtrat me mëngë

Filtrat me menge përdoren për të larguar elementet ndotëse nga tymrat dhe janë pjesa e fundit e sistemit të filtrimit të gazeve përpara se ato të shkarkohen në atmosferë. Funksionimi i tyre është mjaft i thjeshtë ku ndërsa gazet e djegies lëvizin nëpërrmjet tyre grimcat mblidhen në një pëlhurë të thurur fortë, e cila pengon kalimin e grimcave drejt atmosferës.