Teknologjia

Prodhimi i Energjisë

Energjia e avullit vë në levizje turbinën, e cila është finalizimi i gjithë procesit teknologjik të impiantit. Turbina e vënë në levizje nga avulli i krijuar, është e lidhur me boshtin e gjeneratorit, ku transmetohet fuqia rrotulluese e turbinës..

Turbina është e prodhuar nga Siemens. Presioni i avullit të thatë që godet fletët e turbinës është 40 bar me temperaturë 390°C. Pas goditjes së turbinës me një sasi avulli prej tërhiqet nga turbina në dhe shkon në kondesator. Fuqia e turbinës është 2855kW. Vlera maksimale e rrotullimit të turbinës është 1650 rrot/min ku në regjim nominal punon në 1500 rrot/min që është dhe shpejtësia nominale e gjeneratorit. E gjithë kjo energji mekanike rrotulluese transformohet në energji elektrike nga gjeneratori.

Nga Avull në Energji elektrike

Gjeneratori sinkron është po prodhim i Siemens, me fuqi maksimale prej 3658 kVA. Gjeneratori nis të prodhojë energji me vlerë tensioni 6.3 +/-5% kV me një rrymë nominale prej 335A ndërkohë që rregullimi i fuqisë bëhet me anë të vlerës së rrymës së eksitimit dhe sasisë së avullit që godet turbinën. Daljet e gjeneratorit lidhen me anë të çelave të Tensionit të Mesëm, me Transformatoret e ndërfaqes me rrjetin si edhe me atë të nevojave vetjake.

I gjithë blloku turbinë-gjenerator, ka një panel kontrolli të dedikuar për të marrë cdo të dhënë të turbinës dhe për të vepruar mbrojtjet e ndryshme në varësi të situatës që mund të krijohet. Në këtë panel, janë të vendosur komponentët kryesore të monitorimit të pjesëve së sinkronizimit me rrjetin.



Autokonsum dhe Hedhje në Rrjet

Nevojat për konsum vetiak të Impiantit shkojnë në 11% të fuqisë nominale të Impiantit.
I gjithë sistemi elektrik është i ndertuar nga ABB dhe siguron besueshmëri të plotë dhe siguri në punë.

Impianti është i lidhur dhe ndërvepron me rrjetin duke marrë dhe dhënë energji sipas procesit apo gjendjes së punës. Në raste të problematikave apo shkëputjes së rrjetit, impianti ka mundësi të punojë i pavarur, në modalitetin Ishull, duke furnizuar vetëm nevojat e veta.