Teknologjia

Automatizimi

I gjithë funksionimi i impiantit kontrollohet nga një sistem automatik, pra sistem i kontrolluar nga kompjutera që monitorojnë dhe operojnë procese industriale reale. Një aspekt i rëndësishëm i ketyre sistemeve është transferimi i të dhënave në kohë reale nga pajisjet që duam të kontrollojmë te një kompjuter qendror, i quajtur ndryshe server (DCS).

Të dhënat mblidhen nga sensorë që ndodhen te pajisjet dhe përfshijnë madhësi fizike si: temperatura; voltazhi; intensiteti i rrymës; fluksi; niveli i mbushjes së një ene apo kontejneri, etj.
Më pas këto të dhëna, që pasqyrojnë dhe situatën në kohë reale të impiantit dhe pajisjeve që ndodhen në të, me anë të PLC, dërgohen te serveri qëndror ku përpunohen dhe u paraqiten nëpërmjet një ndërfaqeje grafike operatorëve që merren me mbarëvajtjen e proceseve.
Në këtë pikë, operatorët mund të ndërhyjnë në sistem, duke modifikuar vlerat e madhësive fizike nga kompjuteri i tyre pa qenë nevoja të ndodhen fizikisht pranë pajisjeve, madje mund të ndodhen edhe me mijëra kilometra larg.

Përveç kontrollit në kohë reale të pajisjeve, sistemi mund edhe të magazinojë vlerat në sisteme bazash të dhënash në mënyrë që të mund të bëhen analiza trendi ose forma të tjera auditi.

Nëpërmjet sistemit, shumë operacione mund të automatizohen në mënyrë që të mos jetë e nevojshme ndërhyrja e operatorit. Mund të vendosen vlera alarmante për procese të ndryshme dhe më pas mund të përcaktohet linja e veprimit kur këto alarme të verifikohen. Ne impiant pothuajse çdo proces kryhet në mënyrë automatike nga sistemi, pra kemi të bëjmë në këtë rast me një sistem që vetërregullohet.

Per tu sigurar qe çdo gje shkon në rregull dhe për të zgjidhur problematika të ndryshme që mund të dalin, Impianti operohet nga stafi jonë i përkushtuar, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

I gjithë sistemi i operimit dhe supervizimit të Impiantit është SIEMENS, fjala më e fundit e teknologjisë, duke dhënë në këtë mënyrë besueshmëri të lartë e garanci të sigurtë në mbarëvajtjen e punës.