Politikat e Privatësisë

Albtek-Energy ka krijuar këtë deklaratë privatësie për të demonstruar angazhimin dhe zotimin tonë për sa i përket çështjeve të privatësisë. Kur ne përmendim "Albtek-Energy”, “ne”, “neve”, "e jona” në këtë deklaratë, i referohemi kompanisë përgjegjëse për procesimin e të dhënave tuaja. Albtek-Energy është përgjegjëse për këtë faqe web-i.
Ne respektojmë në maksimum privatësinë e punonjësve dhe partnerëve tanë në përputhje me kofidencialitetin e informacionit personal. Informacionet personale dhe të dhënat trajtohen me kofidencialitet dhe në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj deklarate privatësie është të shpjegojë se si ne i mbledhim , përdorim, shpërndajmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale nëpërmjet përdorimit të kësaj faqe web-i. Albtek-Energy do të procesojë të dhënat tuaja në mënyrë transparente dhe çdo e dhënë personale që ju mund të ofroni nëpërmjet përdorimit të faqes do të përdoret vetëm në përputhje me këtë deklaratë privatësie.
Në çdo kohë nqs ju keni pyetje në lidhje me mbrojtjen e të dhënave në Albtek-Energy, ju mund të na kontaktoni duke dërguar një email në web@albtek-energy.al

Informacioni i mbledhur

Të dhëna personale ose informacion personal nënkupton çdo lloj informacioni rreth një individi të caktuar me atë të të cilave ai person mund të identifikohet.
Ne mund të mbledhim, përdorim, ruajmë dhe transferojmë të dhëna personale rreth jush si këto më poshtë:

Të dhëna kontakti ku përfsihen informacione si emri , mbiemri, adresa, numri i telefonit dhe adresa email.
Të dhëna të biznesit ku përfshihen të dhëna kontakti të biznesit , të dhëna mbi veprimtarinë e biznesit, NIPT, llojin e mbetjeve, sasinë etj.
Të dhëna teknike ku përfsihen informacione si adresa IP, lloji dhe versioni i shfletuesit të internetit, ora në zonën tuaj, vendodhja juaj, sistemi i operimit dhe teknologji të tjera të pajisjeve që ju përdorni për të aksesuar këtë faqe web-i.
Të dhëna përdorimi ku përfshihen informacione se si ju përdorni faqen, produktet apo shërbimet tona.  

Të drejtat e individëve

  • E drejta e aksesit
    Çdo individ mund të aksesojë të dhënat e tij/saj duke paraqitur një kërkesë të hollësishme nëpërmjet email te web@albtek-energy.al
  • E drejta e korrigjimit
    Në rast se Albtek-Energy mban të dhëna të pasakta rreth një individi të caktuar, ai individ mund të korrigjojë të dhënat e tij/saj duke paraqitur një kërkesë të hollësishme nëpërmjet email te web@albtek-energy.al.
  • E drejta e fshirjes
    Një individ mund të kërkojë të fshijë të dhënat e tij/saj duke paraqitur një kërkesë të hollësishme te web@albtek-energy.al në rast se : të dhënat janë trajtuar në forma të jashtëligjshme ose në rast se të dhënat nuk nevojiten më për qëllimin e tyre fillestar.
  • E drejta e kundërshtimit
    Një individ mund të kundërshtojë procesimin e të dhënave të tij/saj bazuar në interesin legjitim të Albtek-Energy duke paraqitur një kërkesë të hollësishme nëpërmjet email te web@albtek-energy.al.

Masat e sigurisë së të dhënave

Albtek Energy mbron kofidencialitetin dhe sigurinë e informacionit duke përdorur kontrolle fizike, elektrike dhe administrative. Të gjitha të dhënat personale mblidhen për qëllime legjitime dhe nuk trajtohen në mënyra të papajtueshme me këto qëllime. Të dhënat personale mbrohen nga procesime të paautorizuara, vjedhje, dëmtim, humbje aksidentale etj me anë të masave teknike dhe organizacionale të përshtatshme.