Rreth Nesh

Karriera


PUNONJËS TË KËNAQUR

Bëhu pjesë e skuadrës
tonë


Si një kompani në rritje dhe që operon me standarde të larta, Albtek Energy ofron shumë mundësi për individë të kualifikuar dhe motivuar që duan të jenë pjesë e një ambjenti pune dinamike në zhvillimin e një karriere të suksesshme. Ne ofrojmë shpërblime kompesuese dhe benefite konkuruese në treg, bazuar në meritë dhe performancë duke krijuar gjithashtu hapësirë për rritje të vazhdueshme profesionale. Albtek-Energy siguron trajnime të specializuara dhe avancuara për punonjësit, nga kompani ndërkombëtare të çertifikuara në fushën e ndërtimit dhe operimit të landfilleve dhe Impianteve të prodhimit të Energjisë nga Mbetjet .


PRAKTIKANTË ENTUZIASTË

Bëhu pjesë e praktikave
tona


Ne inkurajojmë studentët dhe të sapo diplomuarit të bëhen pjesë e skuadrës tonë me anë të praktikave të punës për të fituar eksperiencë në fusha të caktuara që lidhen me qëllimin dhe objektin e veprimtarisë tonë. Kjo është një mundësi shumë e mirë që u jepet studentëve për të njohur më nga afër kompaninë, punën në grup dhe pse jo për tu bërë pjesë e stafit tonë. Ne synojmë të tërheqim si pjesë të ekipit individë me potencial të lartë që kanë pasion për atë që ne bëjmë dhe ju mund të jeni njëri prej tyre.

Nëse ju besoni se kualifikimi juaj është i duhuri për të qënë pjesë e ekipit të Albtek Energy, ju lutem aplikoni nëpërmjet formularit të mëposhtëm.