Inagurimi i Landfillit të Elbasanit
16 Nëntor, 2015Albtek Energy merr medalje në Panairin e 24 Ndërkombëtar të Tiranës
23 Nëntor, 2017
Inagurohet Impianti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane, Elbasan me praninë e kryeministrit Rama
Inagurimi i Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane dhe Prodhimit të Energjisë - Qarku Elbasan, Projekti më i madh në Shqipëri, në 25 vitet e fundit, në fushën e Mjedisit. Ky impiant është një vepër inxhinierike unike në llojin e vet në Shqipëri që tejkalon çdo standard mjedisor kombëtar e ndërkombëtar. Në këtë projekt ekologjik kanë bashkëpunuar gjigandët Botërorë si
Paul Wurth, Siemens, Tama etj për ti dhënë një imazh edhe më pozitiv Shqipërisë, në menaxhimin e integruar të mbetjeve. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Rama shprehu se duke parë nga afër punimet dhe realizimin me sukses të këtij projekti është akoma e më shumë krenar për investimin e kryer në këtë teknologji që do të sjellë një transformim të dukshëm mjedisor.
Edhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se ishte shumë i lumtur që kishin arritur të ndërtonin një model suksesi që do u shërbente vetë qytetarëve për një jetë të sigurt dhe plot frymëmarrje.
Ministri i Mjedisit u shpreh se realiteti mjedisor me të cilin u përballëm në 2013-ën ishte në kufijtë e alarmit. Burimet natyrore të bekuara nga zoti po shkatërroheshin pa mëshirë nga miliona metra kub mbetje urbane të depozituara vend e pavend.
Sot pa diskutim , Elbasani I cili i referuar për shumë vite si qyteti më i ndotur i vendit, është shndërruar me plot gojë në një model shembull për të gjitha qytetet e tjera.
Falë këtij investimi u bë i mundur:
- Rehabilitimi i plotë i dampës ekzistuese të mbetjeve që ishte kthyer në një gangrenë për qytetin e Elbasanit dhe shndërrimi i tij në një park rekreativ dhe të gjelbëruar.
- U ndërtua një landfill të ri, brenda të gjitha standarteve të Bashkimit Europian me një impiant modern të trajtimit të ujërave
- Sot po inagurojmë të parin impiant në Shqipëri për prodhimin e energjisë nga mbetjet duke bërë të mundur që dhe jetëgjatësia e landfillit të jetë mbi 80 vjet.