PYETJET MË TË SHPESHTA
1Si ishte situata në Bashkinë Elbasan ?
Pas viteve ’90 me zhvillimet e vrullshme demografike dhe urbanistike nisën të përballeshin me një katastrofë mjedisore. Për rreth 25 vite mbetjet e Bashkisë Elbasan, ashtu si edhe gjithë Bashkitë e Qarkut Elbasan, hidheshin pa kriter në venddepozitime informale. Venddepozitimi i vjeter i Qytetit te Elbasanit konsiderohej nga ekspertet mjedisorë një nga gangrenat më problematike mjedisore në rang vendi. Ky venddepozitim ishte shndërrruar në një vatër të rrezikshme për shëndetin e komunitetit dhe katastrofe mjedisore. Cdo venddepozitim mbetjesh ishte pa asnjë kriter apo standard minimal që përcaktohet në kuadrin ligjor. Zhvillimi i projektit tonë i ktheu shpresën qytetarëve të Elbasanit , për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të menaxhimit të integruar të mbetjeve. Sot venddepozitimi i vjetër falë këtij investimi është shndërrruar në një park rekreativ për qytetarët.
2A është energjia nga mbetjet e rinovueshme?
Energjia e prodhuar nga Impiantet e Prodhimit të Energjisë nga mbetjet - WtE, është pranuar si burim i energjisë së rinovueshme. Kjo sepse mbetjet që asimiliohen për prodhimin e energjisë kalojnë parakrakisht në një proçes selektimi, duke përzgjedhur materialet e duhura për riciklim.
3Sa është sasia e mbetjeve që trajtohen në Impiantin e Prodhimit të Energjisë Elbasan?
Kapaciteti i Impiantit është rreth 120 ton mbetje/ditë. Aktualisht pranë këtij impaniti depozitojnë mbetje Bashkitë Elbasan, Cerrik, Librazhd, Belsh dhe operatorë të ndryshëm privatë.
4Cfarë lloje mbetjesh mund të përdoren për të prodhuar energji?
Impiantet WtE në vendet e zhvilluara përdorin çdo lloj mbetje për prodhimin e energjisë dhe avullit. Impianti i trajtimit të mbetjeve - Elbasan pranon për përpunim vetëm mbetje te ngurta urbane. Këto mbetje i nënshtrohen procesit të trajtimit mekanik të paraselektimit ku identifikohen dhe ndahen materialet e riciklueshme. Pas këtij procesi çdo mbetje tjetër e ngurtë urbane i nënshtrohet procesit të shkatërrimit termik me rekuperim energjie për prodhim të energjisë elektrike dhe avullit të përdorshëm për serat hipodrike .
5A pranohet depozitimi i mbetjeve toksike dhe të rrezikshme në Impiant?
Jo. Në Impiantin e Elbasanit nuk pranohet për përpunim asnjë lloj mbetje e rrezikshme apo toksike.
Referuar kontratës koncesionare dhe detyrimeve ligjore ky Impiant përpunon vetëm mbetjet e ngurta urbane apo të ngjashme me to.
6A krijojnë ndotje në mjedis këto lloje impiantesh?
Sot impantet WtE ndërtohen me teknologji dhe standard të avancuar, në përputhje të plotë me normat dhe direktivat evropiane për menaxhimin e integruar të mbetjeve, për të garantuar ndikim minimal në mjedis dhe shëndetin e njerëzve.
Impianti i Elbasanit është ndërtuar në bashkëpunim me partnerë seriozë ndërkombëtarë dhe lider globalë në teknologji, të tilla si Paul Wurth, Tama, Siemens etj.
7Cfarë ndodh me hirin që gjenerojnë Impinatet WtE?
Impiantet WtE përdorin teknologji të avancuar që përfshinë pajisje për kontrollin e pandërprerë të ndikimit të ndotjes në mjedis. Hiri që gjenerohet nga shkatërrimi termik i mbetjeve depozitohet në mënyrë të sigurt dhe me standardet e aprovuara dhe kërkuara nga direktivat e BE-së në landfill.
8Cilat janë përfitimet e komunitetit nga ky impiant?
Komuniteti impaktohet në 3 drejtime : Impakt ekonomik , Impakt Mjedisor dhe Impakt Social. Këto impante arrijnë të kthejnë në vlerë - energji mbetjet. Mbetjet për shumë shekuj janë konsideruar nga njerëzit si të pavlefshme. Sot ato konsiderohen si Mbetjet e Verdha – Yellow Waste.
Operimi i këtyre veprave madhore impakton drejtëpërdrejtë në ruajtjen e mjedisit dhe garantimin e shëndetit të njerëzve përmes reduktimit të gazrave serrë , gjenerimit të energjisë së pastër dhe efektit pozitiv që kanë në minimizimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. Këto impiante reduktojnë në + 90% sasinë e mbetjeve të depozituara. Operimi i tyre gjeneron vende pune për komunitetin lokal.
9Sa është kosto e depozitimit të mbetjeve në Impiant ?
Referuar kontratës koncesionare Bashkitë e Qarkut Elbasan depozitojnë me kosto zero mbetjet që gjenerohen përgjatë 7 viteve që menaxhimin e kryen Albtek Energy. Për operatorë privatë ka nje kosto të caktuar e cila përcaktohet për secilin operator sipas Akt Marrëveshjeve qe lidhen midis palëve.
10Ku ndërtohen impantet WtE në vendet e zhvilluara? A ka raste të afërsisë me zona të banuara?
Në vende të zhvilluara perëndimore afërsia me zonat e banuara nuk është një temë që shtrohet për diskutim. Kjo nisur nga fakti se teknologjia që përdoret për ndërtimin e këtyre veprave është superiore.
Impiante të tilla sot madje janë shndërruar dhe në atraksion turistik që thithin qindra mijëra vizitorë.
Rasti më tipik është Impianti i Spittelau-t i pozicionuar në zemër të qytetit Vienës, Austri i shndërruar prej mbi 2 dekadash si atraksion turistik për qytetin.