logo-albteklogo-albteklogo-albteklogo-albtek
  • KREU
  • RRETH NESH
    • Kush jemi
    • Vizioni
    • Karriera
  • TRAJTIMI I MBETJEVE
    • Landfilli
    • Asgjësimi
    • Impiante në Botë
  • TEKNOLOGJIA
    • Selektimi
    • Cikli termik
    • Energjia
    • Automatizimi
    • Monitorimi
  • LAJME
  • KONTAKTO
  • KREU
  • RRETH NESH
    • Kush jemi
    • Vizioni
    • Karriera
  • TRAJTIMI I MBETJEVE
    • Landfilli
    • Asgjësimi
    • Impiante në Botë
  • TEKNOLOGJIA
    • Selektimi
    • Cikli termik
    • Energjia
    • Automatizimi
    • Monitorimi
  • LAJME
  • KONTAKTO
Inagurohet Impianti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane, Elbasan
19 Prill, 2017
Histori shqiptare -Elbasani pastron ambientin, kthen mbetjet ne energji!
16 Dhjetor, 2017
23 Nëntor, 2017

Albtek Energy merr medalje në Panairin e 24 Ndërkombëtar të Tiranës

“ Për Kontributin e nevojshëm në përmirësimin e situatës mjedisore në qytetin e Elbasanit, nëpërmjet menaxhimit efektiv duke përdorur teknikat më të avancuara teknologjike në fushën e menaxhimit të mbetjeve”.

Albtek Energy mori pjesë në Edicionin e 24-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës që u zhvillua në datat 23-26 Nëntor 2017, në Pallatin e Kongreseve, organizuar si çdo vit nga Klik Ekspo Group.

Me pjesëmarrjen e kompanive më të spikatura në Shqipëri e nga bota, në sektorin industrisë së rëndë e të lehtë, industrinë tekstile, fasone, dhe sektorin e shërbimeve e komunikimit, ky event krijon mundësinë e artë për çdo biznes për të promovuar markën përmes shërbimeve ose produkteve të tyre para një publiku jo vetëm kombëtar.

Kompania jonë u bë pjesë e këtij panairi duke prezantuar për qytetarët dhe kompanitë e tjera pjesëmarrëse suksesin e arritur në Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane në qytetin e Elbasanit.

medalje-1
medalje-2

Ekspokongresi për Mjedisin dhe Menaxhimin e Mbetjeve - Western Balkans Waste Soltutions, një sektor, i cili, me politika të drejta e të zbatuara korrektësisht, dëfton qytetarí dhe ka ndikim të menjëhershëm në rritjen e produkteve turistike të vendit, u realizua me sukses edhe falë mbeshtetjes dhe angazhimit tonë serioz .
U perfshinë mbi 80 relatorë dhe studiues me referate konkrete, si nga kompanitë italiane partnere të Albtek, kompani-ekspozuese në Ekspokongres nga Italia, përfaqësues autoritare nga Kosova, Maqedonia (Minisitria e Mjedisit dhe Turizimit , KLSH – Shqipëri / Kosovë etj); mbi 10,000 ndjekës, nxënës dhe studentë të angazhuar si pjesëmarrës dhe vullnetarë, me interes në fushat e rrahura që nga riciklimi tek prodhimi/perftimi i

energjisë prej mbetjeve. Arsimi dhe Edukimi në fushën e mjedisit, do të shihet me perparësi dhe kujdes tanimë, e kjo edhe falë morise së temave dhe hapsirave studimore në të cilat studentët u perfshinë përgjatë evenimentit.
WBWS e arriti misionin për të qënë Ekspokongresi i parë në llojin e vet në Tiranë, i pari me tema që prekin përditshmërinë e gjithsecilit nga njëra anë, e nga ana tjetër ngrenë debate në ato çështje ku ka vakum informacioni; pikërisht në këtë drejtim Ekspokongresi shërbeu si një dritare e hapur mbi tabutë e thyera, një zoom mbi veprimtarët e mobilizuar të sektorit, mbi kërkuesit dhe arritjet, mbi implementuesit dhe realizuesit e projekteve madhore, siç është Albtek Energy.

Prekja e temave të rëndësishme, analizat dhe studimet e rasteve, dhe mbi të gjitha vëzhgimi nga afër i realiteteve të krijuara në vend, teknologjitë sipas standardeve të homologuara, zhvillimi i përgjegjshëm, bëri që WBWS, përmes Albtek Energy si protagonisti kyc që jep shembullin në vetë të parë përsa më lart, të arrinte qëllimin e paravendosur. E ardhmja e kësaj nisme do të shihej që tani e paraprogramuar, duke ecur në hap edhe me zhvillimin dhe hovin që do të ketë sektori i mbrojtjes së mjedisit, biznesit të përgjegjshëm, zhvillimit të qëndrueshëm, burimeve të rinovueshme të energjisë etj.

Në ceremoninë e kongresit ku u dekoruan disa kompani, morën pjesë dhe dy Ministrat e Mjedisit dhe Turizmit në Shqipëri, Z. Blendi Klosi dhe Znj. Albena Reshitaj si dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor të Kosovës të cilët theksuan nevojën për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e mjedisit për tu ofruar qytetarëve një jetë më të mirë.

Shpërnda

Lajme të ngjashme

17 Mars, 2018

Gjiknuri në Impiantin e Trajtimit të Mbetjeve, Elbasan.


Lexo më shumë
16 Shkurt, 2018

Banorët në Elbasan: Impianti na largoi ndotjen!


Lexo më shumë
16 Dhjetor, 2017

Histori shqiptare -Elbasani pastron ambientin, kthen mbetjet ne energji!


Lexo më shumë
logo
  • → Rreth Nesh
  • → Karriera
  • → Kontakto
  • → Politikat e Privatësisë

Pranë Nënstacionit Elektrik,
Fushë-Mbret, Elbasan,
Shqipëri

Hënë - Dielë: 00:00 - 23:59

info@albtek-energy.al

+355682077594

facebook youtube
© 2019 Albtek Energy. Të githa të drejtat e rezervuara.