RRETH NESH
Albtek-Energy bashkëpunon me kompani ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme në çështjet e menaxhimit të mbetjeve urbane. Ne besojmë se kjo qëndrueshmëri mund të arrihet me një kombinim të faktorëve njerëzorë, ekonomikë dhe natyrorë. Filozofia jonë udhëhiqet nga një vizion i qartë për përmirësim të dukshëm të gjendjes mjedisore të vendit.
MË SHUMË


NEVOJA PËR PROJEKTIN
Implementimi i Impiantit në qytetin e Elbasanit
Qyteti i Elbasanit ka qenë një nga qytetet me nivelin më të lartë të ndotjes për shkak të parregullësive të industrive që operonin në të. I konsideruar nga ekspertët si një nga hotspotet më problematike në vend dhe gangrenë mjedisore.
Deri në vitin 2015 një problem shumë i madh ka qënë dhe fusha e depozitimit të mbetjeve shumë pranë qytetit. Ky venddepozitim gangrenë mjedisore ishte shndërruarr në një gropë hedhjesh pa kriter, jashtë çdo standardi minimal të kërkuar dhe parashikuar nga kuadri ligjor.
Mësoni më shumë rreth Impaktit Mjedisor:
PYETJET MË TË SHPESHTA
Avantazhet e projektit


Prodhimi i Energjisë nga mbetjet
Të përfitosh 2 herë për ato që ke shpenzuar 1 herë. Njerëzit konsumojnë ushqime, mallra dhe prej mbetjeve të tyre sot përfitojnë energji. Mbetjet shpesh janë parë si mall i pavlerë, por në ditët e sotme ato konsiderohen si burim i pastër, i besueshëm dhe i ripërtëritshëm i energjisë.

Minimizimi i çlirimit të gazeve me efekt serrë
Metani është një nga gazrat më të dëmshëm me efekt serrë, që çlirohet gjatë dekompozimit të plehrave në landfille pa standarde dhe siguri dhe ka një rrezikshmëri rreth 20 herë më të lartë se dioksidi i karbonit duke pasur potencialin e ndikimit negativ në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

Reduktimi i sipërfaqes së landfilleve
Landifillet zënë një sipërfaqe të madhe të tokës dhe ambjentit të përbashkët. Në ditët e sotme jo çdo mbetje përfundon në landfill, duke u konsideruar një gjë e pavlerë. Në vendet e zhvilluara të BE-së, mbetjet janë të vlefshme dhe prej tyre përftohet energji dhe avull, në shërbim të qytetarëve .